10-vjeçarja, Ona Softolli, e ftuar në emisionin “Weekend” tregoi për pasionin e saj rreth futbollit dhe ngasjes së motorëve.
Vogëlushja tha se motorët i japin një super adrenalinë, megjithëse shtoi se duhet pasur shumë kujdes në vozitjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Por sa i përket futbollit, Ona thotë se si ekip i pëlqen Barcelona. Ajo thotë se skuadra e Barcelonës luan shumë mirë.
“Lamine Yamal më pëlqen shumë, ka një stil të lojës shumë të mirë, shpejtësia kur e merr topin, thjesht s’e sheh”, u shpreh tutje vogëlushja.
https://www.youtube.com/watch?v=7nhMi-M8ICo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.