Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po i afrohen 500 mijë vdekjeve nga COVID-19 presidenti Joe Biden do të shënojë momentin e zymtë të hënën me një ceremoni të ndezjes së qirinjve dhe një minutë heshtje, tha Shtëpia e Bardhë të dielën.
Ngjarja në Shtëpinë e Bardhë, do të paraqesë gjithashtu Zonjën e Parë Jill Biden, Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe Zotërinë e Dytë, Doug Emhoff. Biden do të flasë mbi jetët e humbura përpara ceremonisë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Të Premten, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se administrata po punonte për plane që presidenti të mund të përdorte "zërin dhe platformën e tij për të marrë një moment për të kujtuar njerëzit, jetërat e të cilëve ka humbur, familjet që vuajnë ende".
Një ditë para se të merrnin detyrën, Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre mbajtën një ceremoni të trishtuar në Memorialin e Lincoln për të përkujtuar 400,000 jetët e humbura nga koronavirusi në SHBA në atë kohë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.