Lajmet e fundit

Si çdo të enjte pritet të nisë seanca plenare, por këtë herë në ambientet përballë godinës së parlamentit ka një tubim studentësh në vijim të protestave për plotësimin e tetë kërkesave.
Me libra e Kushtetutë në duar, studentët nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.
Kreyeministri Edi Rama është treguar i gatshëm t’i plotësojë tetë pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.
Nuk dihet nëse do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve, pasi varet nga numri i studentëve që do marrin pjesë në protestë.