Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e pranverës do të fillojë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja , e lehtë deri mesatare", thuhet në një njoftim të këtij instituti, transmeton Klan Kosova.