Lajmet e fundit

Si ta përgatisni këtë lëng?
Lëreni ujin të vlojë. Pasi ta largoni nga nxehtësia, shtoni kanellën, gjethet e dafinës dhe çajin e gjelbër.
Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë kështu për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun.
Si ta përdorni këtë lëng?
Pasi metabolizmi ka rol shumë të rëndësishëm në shkrirjen e yndyrës, koha më e mirë është që ta konsumoni këtë lëng, sapo të zgjoheni.
Kjo është mënyra më e mirë që ta konsumoni këtë lëng për t’u siguruar se yndyra do të shkrihet gjatë gjithë ditës.
Filxhanin e parë të këtij çaji konsumojeni në mëngjes, në stomak të zbrazët.
Filxhanin e dytë konsumojeni pas mëngjesit dhe filxhanin e tretë konsumojeni para se të shkoni për të fjetur.
Tre filxhanë të këtij çaji gjatë ditës është gjithë çfarë ju duhet që të keni një stomak të rrafshtë, pas disa javësh.
Këshillë: Është e rëndsishme që të keni parasysh që gjatë kohës që e konsumoni këtë lëng, duhet të keni kujdes me ushqimet dhe të keni aktivitet fizik të moderuar.
VËREJTJE: Mos e pini këtë çaj, nëse jeni shtatzënë dhe jeni në gjidhënie.