Paris Saint-Germain sonte i shkon Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez kërkon finalen duke tentuar të eliminojë një tjetër klub anglez pasi hoqi Liverpoolin dhe Aston Villën gjatë rrugës.
Në krye të sulmit parisien janë Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Kvicha Kvaratschkelia.
Ndërkaq në mesfushë startojnë Joao Neves, Vitinha dhe Fabian Ruiz.
Fazën e mbrojtjes e përbëjnë Achraf Hakimi, Marquinhos, William Pacho dhe Nuno Mendes, teksa prapa tyre është portieri Gigi Donnaruma.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.