Lajmet e fundit

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, që ishte njëri ndër nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Vendit, ka uruar për 8-të vjetorin e bërjes së Kosovës shtet të Pavarur dhe Sovran.
Ai në urim ka cituar veten në vitin 2008, kur edhe kishte konstatuar se me shumcë votash deputetët e kuvendit të Kosovës e shpallin vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Urimit të tij Krasniqi ia ka bashkëngjitur edhe këngën e Adrian Gaxhës, “Shkupi, Prishtina, Tirana”.
"Konstatoj se me të gjitha votat “për” të deputetëve të pranishëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot, më 17 shkurt 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe përmes tyre, edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Jakup Krasniqi 17 shkurt 2008”, shkruan Jakup Krasniqi në profilin e tij në Facebook.