Lajmet e fundit

Bleona Qereti së shpejti do të sjellë këngë të re së bashku me një videoklip ndryshe nga të tjerët, njofton Klan Kosova.
Këtë lajm e zbuloi vet këngëtarja në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ku tha se kënga do të jetë e punuar nga Big Bang Beats, për të cilët Bleona tha se janë më të mirët deri tani.
Pa dhënë më shumë detaje, deri në realizimin e këngës dhe klipit, Bleonën mund ta shohim në fotografi të shumta të cilat ajo i poston në llogarinë e saj në Instagram.