Lajmet e fundit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila drejtohet nga ambasadori Greg Delawie ka përgatitur një videklip me anë të së cilës ia urojnë Shën Valentinin të gjithë kosovarëve.
Në videon e titulluar "Ne të duam Macchiato" e cila është postuar në llogarinë në Facebook të kësaj ambasade shfaqet historia e dashurisë ndaj makiatos e cila përgatitet në Kosovë.
Personazhet e saj janë stafi i kësaj përfaqësie diplomatike.
Videoklipi në fjalë është bërë me ndihmën e Artistëve të Rinj të Kosovës, kafeteria , Dit 'e Nat' e cila e ka ofruar objektin e saj si dhe me muzikën e Muharrem Qenës, njofton Klan Kosova.