Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të emisionit NIN me Alaudin Hamiti, e ftuar ishte këngëtarja e njohur Remzie Osmani.
Këngëtarja Osmani në studion e NIN në Klan Kosova, tregoi rreth disa detajeve të projektit të saj më të ri të lansuar.
Remzie Osmani tha se përveç muzikës, të cilën ajo e bënë me pasion, do të kishte zgjedhur edhe studimet e kulturës fizike, përshkak se është adhuruese e sportit, njofton Klan Kosova.
Në NIN të Klan Kosova, Remzie Osmani gjithashtu konfirmoi edhe një bashkëpunim të radhës e që të cilin do ta publikojë së shpejti në një duet me vëllain e saj këngëtar poashtu Nexhat Osmanin.
Për më shumë detaje ndiqeni videon në vazhdim: