Lajmet e fundit

Lionel Messi është futbollisti që ka fituar pesë herë Topin e Artë në karrierën e tij si futbollit.
Këtë nuk e ka bërë askush deri më tash në historinë e futbollit, për çka ky edhe cilësohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
Në ndeshjen kundër Sevilla, ai kontribuoi me një gol dhe me një asistim. Goli ka qenë i 500-ti për argjentinasin në fanellën e Barcës, por që ai njihet edhe për asistimet e shumta që ka bërë, gjithsejtë 268.
Krejt këto Messi i ka bërë brenda 592 ndeshjeve për gjigantin spanjoll, transmeton Klan Kosova.