Lajmet e fundit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha sot se pas hyrjes së tyre në Qeverinë e Kosovës, Asociacioni i komunave serbe do të formohet së shpejti.
Rakiq i tha Radio Televizionit të Serbisë se krijimi i Asociacionit ishte një nga kushtet për Listën Serbe që të jetë pjesë e qeverisë së Ramush Haradinajt dhe shtoi se krijimi i AKS-së ishte një detyrim ndërkombëtar i Prishtinës sipas Marrëveshjes së Brukselit, transmeton Klan Kosova.
"Ne nuk do të sillemi me shantazh, nuk do t`i shtyjmë gishtat në sytë e shqiptarëve, por do të jemi një gur në një këpucë që vazhdimisht do të përkujtojë Prishtinën për obligimet e saj", tha ai.
Rakiq shtoi se besimi midis serbëve dhe shqiptarëve ka humbur që një kohë por që sipas tij tani ekziston mundësia që ai të kthehet, transmeton Klan Kosova.