Lajmet e fundit

Pushuesit gjejnë mënyra të ndryshme për të arritur destinacionin e tyre. Veç automjeteve, mënyra më e re për të mbërritur sa më shpejt drejt bregdetit është helikopteri.
Fotografia e realizuar në plazhin e Drimadhes të Dhërmiut, tregon se një pasanik ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për të shijuar bukurinë e bregdetit.
Helikopterin me të cilin udhëtoi, e ka ndaluar pranë bregut të detit, ndërsa ai bashkë me dy fëmijë po shijojnë bukurinë dhe qetësinë e këtij plazhi. Identiteti i pushuesit mbetet ende enigmë,transmeton Shekulli.al