Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ecja simbolike kundër sëmundjes së kancerit të gjirit, në të cilën morën pjesë shumë personalitete të ndryshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Aty u tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është shpëtimi i jetës dhe suksesi i çdo gruaje, përderisa ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë thirrje për kontrolle të rregullta.
Organizatorët e kësaj ecje thanë se janë munduar që këto mesazhe të shkojnë në secilën familje, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë informata.
Muaji tetor i përkushtohet ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit në të gjithë botën. Ndërsa në Kosovë, ky është viti i nëntë që organizohet ecja solidarizuese, që tani më është bërë traditë.
Kronikë nga Rejhane Selimi