Lajmet e fundit

Ajo është më e vogla e kushërirave Kardashian.
Dhe vogëlushja Dream ka tërhequr vëmendjen e mediave së fundmi përmes një video që kishte postuar nëna e saj Blac Chyna.
Dream duket tejet e ëmbël në këtë video, duke u munduar që të flas përderisa flluska shihen tek goja e saj.
Ndërsa Chyna duket që po shijon çdo sekondë me të bijën, pa marrë parasysh tërë dramën që po kalon.
Rob dhe Chyna, që ishin fejuar vitin që shkoi , u ndanë në dhjetor të 2016-ës, për t’u bashkuar më pas.
Ka thashetheme që çifti sërish janë ndarë, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.


