Lajmet e fundit

Diçka e re po pritet nga e famshmja Beyonce.
Ajo së bashku me miliarderin Sir Philip Green, po planifikon që të lansojë një linjë veshjesh në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pronari i Arcadia Group, që përfshinë Top Shop, Dorothy Perkins dhe Burton, ka qenë duke punuar me Beyonce për krijimin e një brendi veshjesh urbane dhe sportive.
Ishte raportuar se ky projekt do të lansohej këtë vit, por nuk ndodhi ashtu.
Lajmi se Beyonce bashkë me Arcadian do të lansonin një linjë veshjesh me pakicë, kishte bërë bujë, për faktin se bashkëpunimi me Beyonce ishte shumë i rëndësishëm.