Lajmet e fundit

Dafina Zeqiri njëra prej këngëtareve më të kërkuara në trojet shqiptare, asnjëherë nuk ka hezituar të bëjë gjëra që ajo i ka në qejf.
Përveç muzikës, ajo është edhe një përdoruese mjaft e madhe e rrjeteve sociale, sidomos e Instagramit, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja një ditë më parë në këtë rrjet social, konfirmoi përmes një fotografie se është në përgatitje të një këngë të re.
Edhe rrjeti SnapChat nuk mungon në telefonin e këngëtares, madje asaj i është shpërndarë një video nga grimerja Sellma, ku Dafina shihet teksa përzien kafen e mëngjesit me një nga brushat e koleksionit të make-upit të grimerës.
Në video që ishte bërë në SnapChat e më pastaj është postuar në Instagram, Dafina dëgjohet teksa thotë: “Sellma më fal, por nuk kishte lug tjetër”.
https://instagram.com/p/7KilOzwU4D/?taken-by=sellmakasumoviq_studiosellma