Lajmet e fundit
Në kuadër të Edicionit të tretë të revistës shkollore “Siguria në rrugë” , nxënës të shkollave fillore të mesme të ulëta do të garojnë me biçikleta për të kërkuar më shumë siguri në rrugë.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli organizon sot aktivitetin e radhës me nxënësit përfaqësues nga shkollat e vendit, në kuadër të Edicionit të tretë të revistës shkollore “Siguria në rrugë”.
Gjatë këtij aktiviteti përfaqësues të shkollave fillore të mesme të ulëta do të garojnë me biçikleta për të kërkuar më shumë siguri dhe respektim gjatë lëvizjes së tyre dhe ngasjes së biçikletave.