Lajmet e fundit

Pa asnjë gol të shënuar, Dukagjini dhe Malisheva i ndanë sot pikët, në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ky rezultat është mbase i favorshëm për mysafirët, meqë gjenden në vendin e pestë me 34 pikë, por jo edhe për vendësit, që rrezikojnë të bien nga liga, meqë kanë 4 pikë më pak dhe gjenden në vendin e tetë.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen nesër e pasnesër, e përballja kryesore është ajo ndërmjet Gjilanit me Ballkanin, dy skuadrave pretendente për titull të kampionit.