Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se më 5 mars do të mbahet seancë solemne në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Seanca do të nisë nga ora 10:00, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Klankosova.tv.
“Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kjo seancë do të mbahet më 5 mars, nga ora 10:00, dhe përveç krerëve të shtetit, do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare", tha mes tjerash Haxhiu. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.