Lajmet e fundit

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë , në bazë 83 për qind të vendvotimeve të përpunuara , Partia Përparimtare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka fituar 48.26 për qind të votave, transmeton Klan Kosova.
Ajo ndiqet më pas nga koalicioni SPS që ka mbledhur 11.37 për qind dhe më pas Partia Radikale Serbe 7.97 për qind.
Partia Demokratike ka fituar 6.11 për qind, dhe të Lëvizja “Mjaftë” i Sasha Raduloviçit me 5.71 për qind.
Sipas Kryetarit të komisionit zgjedhor Dejan Djurdjevic lista zgjedhore DSS dhe Dveri ka fituar 4.95 për qind, si dhe lista e Boris Tadiq, Çedomir Jovanoviq dhe Nenad Canak 4.98 për qind.
Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka fituar 1.62 për qind, listat Mumaera Zukorliq 0.87 për qind dhe 0.83 përqind SDA e Sanxhakut. Ardita Sinani me Partinë e Veprimit Demokratik ka fituar 0.39 për qind.
97,07 për qind e fletëvotime kanë qenë të vlefshme dhe 2.85 për qind të pavlefshme.