Lajmet e fundit

Më 28 Nëntor respektivisht, Ditën e Flamurit, do të bëhet zbulimi i përmendores së heroit të kombit, Idriz Seferi në Gjilan.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin Komunal për shënimin e vitit të Idriz Seferit dhe përzgjedhjen e skulpturës për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit, ka thënë se gjithçka është në kuadër të përgatitjeve, për festën e 28 Nëntorit në Gjilan.
“Komisioni komunal ka për detyrë që të bëjë vlerësimin e ofertave të realizuara në skulpturë, për shtatoren që i kushtohet heroit kombëtar Idriz Seferi. Familja Idrizi, është bashkëpunuese sikur gjithnjë që kjo vepër, kjo histori dhe personaliteti fizik i Idriz Seferit të prezantohet fuqishëm në mënyrë sa më reale për qytetarët e Gjilanit dhe vizitorët e tjerë”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.