Lajmet e fundit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi, nuk dyshon në fitoren e tij më 22 tetor.
Ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune po e presin ndryshimin që do të vijë në këto zgjedhje lokale me fitoren e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, ndryshimi në Komunën e Gjilanit është i bëshëm dhe i mundshëm.
Kurteshi në intervistën për "Epoka e Re" ka treguar se programi i tij politik për këto zgjedhje përbëhet nga 20 masa të detajuara në dhjetëra zotime konkrete në të gjitha fushat e jetës komunale.
Ai ka thënë se rritja e Lëvizjes Vetëvendosje është duke vazhduar edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 qershorit. Kjo rritje, sipas tij, do të dëshmohet më 22 tetor në Gjilan dhe në komunat e tjera.