Lajmet e fundit
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës pritet të dalin në fillim të vitit 2017.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se ministria që ai drejton është në rrugë të mbarë për krijimin e një klime të shëndoshë partneriteti midis institucioneve të vendit dhe bizneseve të diasporës shqiptare.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se bizneset nga diaspora kanë vullnet dhe dëshirë për të investuar në Kosovë, mirëpo problem po del të jetë mungesa e sigurisë së investimeve.
Murati ka folur edhe për procesin e regjistrimit të diasporës.
Ai ka bërë me dije se regjistrimi aktiv përfundon në dhjetor të vitit 2016, ndërsa ai pasiv zgjat edhe për një vit.
Sipas tij, rezultatet e para preliminare pritet të dalin në fillim të vitit 2017.