Lajmet e fundit
Shfaqja në fjalë vjen me datë 17 nëntor në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Enciklopedia e të gjallëve” është leksikon teatror serbo-shqiptar, kosovaro-serb.
Në te gjërat dhe personat emërohen ashtu siç janë. Porosia bazë e saj është se elita nacionale, nacionaliste, ia shpërndanë të varfërve hashashin e nacionalizmit në mënyrë që varfanjakët serbë e shqiptarë të shfarosen mes veti, ndërkohë që kjo elitë në të dy anët, nga kjo shfarosje e të mjeruarëve, të nxjerr profit dhe të forcojë pushtetin e saj.
Mantrat kombëtare shërbejnë për të fshehur thelbin e shtesimit brendakombëtar klasor dhe për të zhvleftësuar esencën e vetive personale të çdo njeriu.
Shfaqja në fjalë vjen me datë 17 nëntor në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Adrian Morina, Shengyl Ismaili, Shpetim Selmani, Igor Filipoviq, Faris Berisha, Zlatko Pakoviq, janë aktorët e shfaqjes e cila para pak ditësh pati premierën e saj në Beograd. Tekstin e shfaqjes e ka bërë Jeton Neziraj dhe Zllatko Pakoviq, ndërsa regjinë po ashtu Pakoviq.
Dramaturgët e shfaqjes janë Shkelzen Maliqi dhe Borka Paviçeviq./kultplus