Më 16 nëntor duke filluar nga ora 09:00 do të zhvillohet gara e Kupës së Kosovës në Not.
Sipas njoftimit nga Federata e Notit të Kosovës, gara do të zhvillohet në pishinën “Shkolla Zenit” në Progoc.
Ky event sportiv do të bashkojë atletët e notit nga të gjithë klubet e Kosovës dhe do të ofrojë mundësi për të demonstruar talentin dhe përmirësuar rezultatet në këtë sport, raporton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.