Lajmet e fundit
Është folur shumë herë se Ligji anti-mafia, do të mund të kontribuonte në luftimin e pasurisë së pajustifikueshme. Por, ky dokument ende nuk ka filluar të hartohet nga Ministria e Drejtësisë.

Me gjithë këtë ky dikaster qeveritar, ka filluar të përgatisë dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme përkatësisht fushën “anti-mafia”.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, ku në kuadër të këtij grupi do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues, gjyqtarë nga Këshilli Gjyqësor, përfaqësues, prokurorë nga Këshilli Prokurorial si dhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit.
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate ka njoftuar se këtë çështje do ta trajtoj me prioritet të veçantë dhe se mbesin të përkushtuar të mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Do ta mbështesim grupin punues në mënyrë që sa më parë të përgatis dokumentin konceptual me rekomandime konkrete se si të veprohet tutje sa i përket kësaj çështje”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.