Lajmet e fundit

Gareth Bale është i lumtur te Real Madridi dhe pritet që të luftojë për të ardhmen e tij te ky klub, ka thënë ish-ylli i Realit, Steve McManaman.
“Duke e njohur atë dhe njerëzit afër tij, mund të them që është i lumtur te Real Madridi”, ka thënë McManaman për Goal.
“E ardhmja e tij varet nga ai, dhe finalja e Ligës së Kampionëve mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij”.
“Ai është i lumtur, por nuk po gjen kohë të mjaftueshme të lojës”.
“Ai nuk startoi kundër Juventusit, dhe nuk e luajti lojën e parë kundër Bayern Munchen, andaj kjo mund të ndikojë te ai, por mënyra e jetesës së tij në Madrid është shumë e mirë, dhe ai po luan për klubin më të mirë në botë”.