Lajmet e fundit

Rose McGowan vazhdon të bindë që ajo është plotësisht e përkushtuar në luftojë në betejën ligjore kundër ish producentit të Hollywood, Harvey Weinstein.
Ajo tashmë e ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Hollywood Hills, që ka vlerë 1.9 milionë dollarë.
Këtë ajo e ka bërë që të paguajë faturat e shpenzimeve në këtë proces – avokatët, shkruan Elle, përcjell Klan Kosova.
“Është e frikshme, unë do ta shes shtëpinë time që tash për të paguar faturat që ta luftojë atë monstrum”, ka thënë aktorja.
Weinstein është i akuzuar nga një numër i madh i fytyrave të njohura publike për abuzime seksuale.