Lajmet e fundit
55 vjecari është kthyer tek skuadra nga Championship, vetëm 17 muaj pas shkarkimit, dhe ka thënë se do që ta kthejë skuadrën në Premierligë

Derby County ka ricaktuar ish menaxherin Steve McClaren me një kontratë që skadon më 2018.
Ish shefi i Anglisë ka qenë trajner i Derby më 2013, duke arritur play-off në Championship, para se të shkarkohej në fund ta kampanjës së dytë të tij.
McClaren më pas u bë menaxher i Neëcaslte United, për t'u larguar në mars, pasi skuadra përballej me largimin nga Premierliga.
"Jam i lumtur që u ktheva tek Derby County", ka thënë McClaren.
"Kam lidhje të fortë me klubin pasi kam qenë për një kohë të gjatë këtu".
"Më vjen keq për mënyrën si përfundoi puna ime në skuadër më 2015, por jam i motivuar për të bërë gjëra të mëdha me këtë skuadër".