Lajmet e fundit

Aktorja amerikane Melissa McCarthy, gjithmonë ka pasur probleme me peshën.
Por 44 vjeçarja pavarësisht peshës gjithnjë është veshur me stil.
Aktorja e ka menduar një mënyrë për t'i ndihmuar gratë me mbipeshë që të kenë më shumë mundësi për veshje.
Ajo do e hap linjën e saj të veshjeve për femrat me mbipeshë, transmeton Klan Kosova.
Linja e saj e veshjeve do të dal në treg në gusht të këtij viti.
McCarthy ka postuar disa foto në instagram, ku ajo dhe disa shoqe të saj i kanë të veshura disa rroga nga linja e saj.
Komediania nuk hyri në botën e modës rastësisht, sepse përpara se të hyjë në botën e filmit ajo ishte studente në Institutin e Modës.