Lajmet e fundit

Me linjën e re t ë rrobave për femra, të projektuar që t’u përshtatet të gjitha madhësive trupore, aktorja Melissa Mccarthy shpreson që të thyejë barrierën në mes të zakonshmes dhe rrobave të madhësisë plus njëherë e mirë, duke filluar me një palë gjinse.
“E kisha kaluar një dekadë duke mos pasur gjinse”, ka thënë McCarthy për 45 vjeçare për revistën amerikane People.
“Blija me dhjetëra prej tyre, por asnjëherë të duhurat. Besoj se duhet të ndjehesh rehat në pantallonat e tua”.
Kur erdhi puna për dizajnimin e linjës së saj të re, McCarthy ishte e determinuar që t’i rimodelojë gjinset që njohim ne, në pantallona të përshtatshme për të gjithë.
Pas disa muajsh përpjekje, ajo më në fund e ka gjetur formulën për pantallonat e dukura “jeans”.
“E dija se i kisha gjetur të duhurat kur i mbajta veshur deri shkova në shtrat, dhe nuk e pata dëshirën që t’i heq në minutën e parë që hyra në shtëpi”, ka thënë ajo.
Në momentin që linja e saj e veshjeve ishte në dispozicion në dyqane, 140 gjinse ishin shitur brenda 2 orësh.