Lajmet e fundit

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian David McAllister e ka përshëndetur sot kompromisin e arritur rreth çështjes së hapjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
"Pas përpjekjeve të palodhshme të ekipit negociator të Serbisë, Komisionit Evropian dhe disa shteteve anëtare, unë e mirëpres kompromisin për projekt-qëndrimin e përbashkët, dhe hapjen e kapitujve gjatë këtij muaji" tha ai për agjencinë serbe të lajmeve "tanjug", transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, kjo ka qenë prej kohësh e nevojshme.
"Ne ishim edhe një herë dëshmitarë se në BE nga 28 anëtarë sa janë ende, pati një gatishmëri për kompromis jetik në mënyrë që të përparohet si union", përfundoi McAllister, transmeton Klan Kosova.