Lajmet e fundit

BE është i gatshëm e me vullnet, megjithë problemet që ka, t'i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Një Ballkan i stabilizuar sjell stabilitet në të gjithë Evropën, ka thënë eurodeputeti David McAllister për Deutsche Welle.
"BE do që t'i mbështesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashta kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe ne duam ta nxisim integrimin. Shtetet po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është sigurisht pararendësi për momentin. Serbia po bën përparime".
" Por ne duam që të gjashta shtetet t'i përmbahen kësaj rruge, sepse ka një gjë që ne e dimë shumë saktë këtu në Bruksel: stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Evropën. Ne duam të eksportojmë stabilitet në rajon. Po të mos e arrijmë këtë, atëherë mungesa e atjeshme e stabilitetit mund të vijë tek ne", ka thënë tutje ai, transmeton Klan Kosova.