Lajmet e fundit

Pak momente më parë Velipojë ka ndërruar jetë një burrë rreth të 50-ave nga Kosova.
Bëhet fjalë për mbytje në ujë, sipas një pushuesi tjetër nga Kosova që ka qëlluar aty afër, njofton Klan Kosova.
Ai ka shkruar në klankosova.tv se vdekjen e burrit e ka konfirmuar ekipi mjekësor emergjent.
Sipas informatave që ai ka dhënë i ndjeri ka qenë i vetëm duke pushuar atje.