Lajmet e fundit

Një 30-vjeçar nga Kuçova është mbytur sot në një rezervuar në Fshatin Goraj,në Shqipëri teksa lahej me disa bashkëmoshatarë të tij.
Viktima është identifikuar si Elidon Kanani, banues në fshatin Magjat Perondi.
Trupi i tij është gjetur pas dy orë kërkimesh nga Polumbarët e Reneas në një thellësi prej 13 metrash.
Policia vijon hetimet, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për të bërë autopsinë dhe në këtë mënyrë për të zbuluar shkaqet e mbytjes,transmeton Shekulli.al