Lajmet e fundit

Një 62 vjeçar nga Kosova është mbytur në plazhin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Sektor "Apollonia", ku 62-vjeçari me iniciale Rr.R. banues në Kosovë ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Ai kishte shkuar me pushime në Durrës, ndërsa lidhur me rastin policia ka ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, transmeton Klan Kosova