Lajmet e fundit

Regjistrohet një tjetër i mbytur këtë verë. 20-vjecari Dritan Shametaj është mbytur mesditën e sotme në ujërat e lumit Vjosa.
Ai ishte duke u larë bashkë me të atin, por e ka marrë rrjedha e fortë e lumit, duke mos mundur më të dalë në breg. Mësohet se i riu ishte nga fshati Buzëmadh.
Trupi i tij i pajetë nuk është nxjerrë ende. Polumbarët vijojnë kërkimet./Lapsi.al