Orari i procesit të votimit në Himarë, është mbyllur zyrtarisht.
Qytetarët sot janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Garuesit janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja e votuesve ka qenë 36.38 për qind, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë që orari zyrtar i votimit ka përfunduar pjesa më e madhe e qendrave të votimit janë mbyllur, dhe po merren konfirmimet për çdo QV.
Rreth orës 19:38 ka nisur edhe transportimi i kutive të votimit drejt KZAZ-ve.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.