Lajmet e fundit

Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur zyrtarisht procesin e aplikimit për kryeprokurorin e ri.
Për disa ditë me radhë, prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit.
Në përfundim të këtij procesi kanë qenë shtatë prokurorë që kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, shkruan Opinion.al.
Zyrtarizohen shtatë kandidatura, emrat që garojnë:
Artur Selmani, prokuror në Gjykatën e Lartë
Ermira Tafani, prokurore në Elbasan
Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda
Arta Marku, prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës
Arqile Koça, prokuror në Prok. e Përgjithshme
Granit Shahu, prokuror në Tiranë
Shtatë kandidatët do të thirren në seanca dëgjimore dhe lista me prokurorët që plotësojnë kriteret do t’i çohet për votim parlamentit.