Tramvaji i Peakut të Hong Kongut përbënë një pjesë të mirë të kujtimeve të banorëve dhe turistëve.
Ky tramvaj përdoret për dërgimin e pasagjerëve në majen e Victoria Peak. Adhuruesit e udhëtimit me tramvaj, e provuan atë edhe njëherë para se të mbyllej për renovim.
Shërbimi i tij do të ndalojë që nga e hëna dhe renovimi i tij pritet të zgjasë gjashtë muaj, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Banori Cedric Yu, tha se nuk kishte hipur në tramvaj për vite me rradhë, por atë e quajti kujtesë kolektive për njerëzit e Hong Kongut dhe pjesë e historisë së qytetit.
“Udhëtimi me këtë tramvaj më sjellë në mendje kujtimet e fëmijërisë”, shtoi ai.
‘Peak Tramp’ filloi punën e tij në vitin 1888, në kohën kur Hong Kongu ishte koloni britanike.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.