Lajmet e fundit
Mbi 250 muzikantë kanë aplikuar për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës që do të mbahet në Prishtinë nga data 19 deri më 30 korrik.

Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë – ESMA (European Summer Music Academy in Prishtina) ka pranuar një numër të madh të aplikimeve për pjesëmarrje nga studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin master klasat me profesorë eminent evropianë dhe vendorë.
Aplikuesit e këtij edicioni përveç Kosovës vijnë nga vendet e rajonit si: Shqipëra, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi por edhe nga vende si: Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit (18 – 35 vjeç) është falas, ndërsa për studentë jashtë Prishtinës dhe Kosovës sigurohet edhe akomodimi në konviktin e Universitetit të Prishtinës.
Akademia Verore Evropiane e Muzikës organizohet në patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, ndërsa përkrahet nga disa ambasada të shteteve evropiane.