Lajmet e fundit

Lulzim Basha do të mbledhë në seli strukturat e Partisë Demokratike pas përfundimit të protestës së dhjetë kombëtare të opozitës.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, deklaroi në emisionin ‘Open’ se në mbledhje do të diskutohet për hapat e tjerë që do të ndërmarrë opozita.
Protesta e dhjetë kaloi pa incidente dhe pa përplasje me policinë.
Kryeopozitari Lulzim Basha nuk u tërhoq nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.