Lajmet e fundit

Mbrëmja e të mërkurës shënon dy fluturimet e fundit - nga Londra dhe Roma - për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë Shqipërisë.
Gjermania dhe Italia janë shtetet me numrin më të lartë të shqiptarëve të kthyer.
Qeveria shqiptare thotë se ka ndihmuar vetëm shqiptarët që janë në një situatë urgjente dhe duhet domosdoshmërisht të kthehen - veçanërisht studentët.
Kush ka mbetur jashtë Shqipërisë e ka të pamundur për momentin të kthehet. Edhe largimi nga Shqipëria është po ashtu i pamundur.
Kërkesat për kthim në atdhe vazhdojnë të mbeten të larta, ndërkohë që qeverisë i kërkohet përmirësim i praktikës së ndjekur deri tani.
Selitë diplomatike në vendet ku ndodhen dhe Ministria e Jashtme në Tiranë janë institucionet e vetme ku shqiptarët duhet të adresohen për ndihmë.
Për ata që ndodhen në vendet kufitare, autoritetet apelojnë që të bëjnë regjistrimin në ambasadat respektive, por në çdo rast këshillohet të mos nisen drejt Shqipërisë, pasi kufijtë janë mbyllur. / A2 CNN