PRIME i sontëm i Big Brother VIP Kosova ka mbaruar pak pasi u mor vesh emri i të eliminuarit të radhës, e që ishte Toney.
Më poshte gjeni momentet më pikante të mbledhura për ju:
______________________________________________________________
01:46 Toney është eliminuar nga shtëpia Big Brother VIP Kosova.
Midis tij dhe Kushtrimit, publiku ka vendosur që ky i pari të largohet.
Kjo ka trazuar shtëpinë, ku disa i janë gëzuar shpëtimit të Kushtrimit, e dikush u mërzit për daljen e Toneyt.
https://www.youtube.com/watch?v=R2Ivf4QfiFk
01:12 - Eskalon debati mes Fjolles dhe Edit në PRIME
Pas debatit me Labin dhe Ludon, tani Fjolla është kapur me Edin.
Të dy kanë ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, dhe janë ngritur në këmbë.
Madje, Edi u desh të thirrej në dhomën e rrëfimit për t’i qetësuar “gjakrat”.
https://www.youtube.com/watch?v=TVcn4bdVzZw
00:56 - Fjolla dhe Labi afrohen fytyrë më fytyrë, agravon debati (VIDEO)
Fjolla dhe Labi janë grindur sërish por këtë herë në PRIME.
Në një moment, dyshja janë ngritur në këmbë dhe kanë shkuar shumë afër njëri-tjetrit duke debatuar me tone të larta.
https://www.youtube.com/watch?v=57XkfH7PNRc
00:47 - 'T’qes me zarf të zi’ – Labi ia thotë Fjollës
00:12 - Olta e ashpër me Ludon: Me mendesi fshatareske, e denigrove Bia Khalifen (VIDEO)
Sërish një PRIME me zhurmë.
Kësaj radhe pati një përplasje midis opinionistes, Oltës, dhe banorit, Ludos.
Kjo e para pati kritika të mëdha në adresë të Ludos në raport me mënyrën si ai e ka pasur qasjen ndaj Bias.
______________________________________________________________________________
23:54 - ‘Kapu me burra’ – Dolca shpërthen ndaj Ludos (VIDEO)
Dolce i ka reaguar Ludos, duke i thënë se të merret me burrat e jo me gratë.
Sipas Dolces, burrat në shtëpi merren vetëm me femra
“Kemi arritur në një kohë që mund të bëjmë se çfarë të duam”, tha Dolce.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/Ah8nTlNjX2E
23:52 - Mos e humbisni reagimin e Dolces kur sheh klipin e Edit me Bian (VIDEO)
Në PRIME është shfaqur një klip i nxehtë midis Edit dhe Bias.
Ky i pari kishte raport romantik me Dolcen por tani gjithçka ka mbaruar.
Por shihni si reagon Dolce pasi sheh klipin në fjalë:
https://youtu.be/jJN2dOM1Aac
23:31 - Edi shfaq xhelozi ndaj Londrimit, pasi ai u afrua me Dolcen (VIDEO)
Marrëdhëniet me Edin dhe Londrimin nuk janë si më parë.
Ky i pari po ndihet i pakënaqur me raportin e Londrimit me Dolcen.
“Unë të kom pa me Dolcen në shtrat t’saj”, ka thënë Edi në Prime.
“Ti si Londrim me u pa lidhë me naj çikë në shpi, ti a po menon që Edi çohet nesër masnesër e çohna merrna me to, a qaq karakter i flliqtë po të dokna a?”
https://youtu.be/GvdEeh2Ht8k
22:52 - “Preferoj të rri vetëm”, momentet më pikante pasi Edi dhe Dolce i dhanë fund (VIDEO)
Klipi i realizuar nga BBVK ka zbuluar se si Edi dhe Dolce i dhanë fund “lidhjes” së tyre.
Dolce tha se po ndihet e lehtë, dhe preferon të rrijë vetëm sesa të rrijë me një djalë si puna e Edit.
“Po rrinte momenti se si t’i thosha çohu nga krevati. Dy tre ditët e para më dha emocion”, tha Dolce.
“Normal që duhet të mbaronte, shpejt një gjë që mu duk se po bëhej më shumë se ç’ishte”, tha Dolce.
Ndërkohë, që Edi tha se Dolce është e mirë se ardhur, kjo e fundit tha se nuk ka shanse.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/FQsVq0JLOQA
22:17 - Alba i përcjell porosi të dashurit: Nëse të merr malli, nuk më gjen më (VIDEO)
Alba ka dhënë lajmin e madh!
Ajo njoftoi se për të arushi Stitch më nuk ekziston.
Derisa me këtë ia bëri me dije edhe personit nga i cili mbante Stitchin se nuk pret më asgjë nga ai, si mungesë e veprimeve.
“Stitchi më nuk ekziston. Nëse najherë për mua të merr malli, ta dish se nuk për me më gjetë më. Dhe lajmin e fundit që dua të them, nuk ka më nevojë as për mbajtjen e fjalëve bosh, as për mesazh, as për dron, sepse ka marrë fund çdo gjë, me gjithë mungesën e veprimit”, tha Alba.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/gna1xuRxCow
22:10 - “Eskalon” Benita, çohet në këmbë për të marrë vëmendje (VIDEO)
Në debat me Albën, Benita është ngritur në këmbë për të kërkuar fjalën.
Ajo u ngrit në këmbë dhe tha se edhe ajo e do vëmendjen dhe nuk do i shkojë e gjitha Albës.
Benita ndër tjerash tha se edhe ajo ka arushin e nënës por nuk viktimizohet.
Ndiqeni videon për më shumë:
21:59 - Momenti kur Benita dhe Labi i hedhin ujë Albës në shtrat (VIDEO)
Që nga Prime i së hënës, në shtëpinë më të famshme në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, kanë ndodhur shumë ngjarje.
Një ndër to është edhe momenti kur Benita dhe Labi i hedhin ujë Albës në shtrat.
Në videon më poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky moment si dhe reagimet pas tij.
https://youtu.be/-KFMM3Jadw4
21:47 - Kushtrimi shpërblehet nga Comodita Home pasi e fitoi sfidën (VIDEO)
Në sfidën “Dysheku i Rezistencës” nga Comodita, fituesi i kësaj gara ishte Kushtrimi, i cili mori çmimin kryesor: një dyshek Cloud dhe kornizë, me një vlerë totale prej 2,500 euro.
Kushtrimi u shpërblye nga brendi numër një në shqiptari, Comodita Home.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/4KIZuYW01_0
21:30 - Alba për Produksionin: Jeni kujdesur për mua, sikur të ishte mami im! (VIDEO)
Alba, pas trajtimit në Spitalin Amerikan, ka shprehur falënderimet e saj për kujdesin që ka pasë produksioni ndaj saj.
Ajo tregoi për një trajtim të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të plotë nga ana e mjekëve dhe stafit shëndetësor.
“Faleminderit jeni shumë të mirë, ndihem shumë rehat dhe ndihem si në shtëpi. Madje më duket sikur e kam edhe mamin këtu. Edhe kushtet atje ishin fenomenal, çdo gjë, pastër dhe kujdes”, tha Alba.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/Y41hXDBlOAw
21:21 - Klipi që pasqyron momentet e rënda të Albës dhe trajtimi që e mori
Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës dhe trajtimin që ajo mori në Spitalin Amerikan.
Në klip, Alba shfaqet në dhomën e rrëfimeve, duke marrë ndihmën e parë nga mjekët. Ajo gjithashtu ka kaluar analiza të plota në Spitalin Amerikan për të siguruar që çdo gjë të jetë në rregull me shëndetin e saj.
Më pas, Alba u transportua me autoambulancë në shtëpinë e BBVK-së, ku u mirëprit nga banorët, të cilët e pritën me ngrohtësi.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/K1D2hK6KSEE
Ka nisur Prime i 10 i BBVK4 në Klan Kosova.
Banorët këtë moment e pritën me këngë e valle.
Por, se a do të vazhdojë ky disponim i tyre edhe në vazhdim, mbetet të shihet.
https://youtu.be/_9DFNHaig-s
https://youtu.be/Zcp1iETr9m8
Banorët gati për Prime (VIDEO)
Një Prime i zjarrtë na pret sonte në Klan Kosova nga shtëpia më e famshme në shqiptari, Big Brother VIP Kosova.
Tanimë banorët janë bërë gati, dhe secili duket më bukur se tjetri.
Prime i sontëm nis në orën 21:00, prandaj qëndroni me Klan Kosova.
https://youtu.be/IB-wEAneS5A
https://youtu.be/-FD38ZIATBM