Është mbyllur pjesa e parë në “Sheriff Arena” në mes Sheriff Tiraspolit dhe Prishtinës në kuadër të parakualifikimeve në Europa League.
Vendasit po udhëheqin me rezultat prej 2-0 në 45 minutat e para të ballafaqimit të parë.
Goli i parë u shënua në minutën e 11-të të takimit nga Bayala, ku i njëjti realizoi sërish tetë minuta më vonë për ta dyfishuar epërsinë, njofton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Prishtina pati dy shanse të mira, por Limani e Veliu nuk arritën që ta tundin rrjetën kundërshtare.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.