Lajmet e fundit

Në kulmin e karrierës së tij, karteli i Escobar siguroi rreth 80% të kokainës të kontrabanduar në Shtetet e Bashkuara.
Ai u vra nga policia në Medellín në vitin 1993.
Turistët e huaj ishin duke e vizituar muzeun derisa policia bastisi vendin, të mërkurën.
Disa nga gjësendet e ekspozuara në muze- të cilat janë pjesë e të ashtuquajturit turne narkotik në qytet- përfshijnë disa nga makinat dhe motoçikletat e Escobarit.
“Është një pezullim i përkohshëm i veprimtarisë së këtij biznesi në Medellin, i cili i është dedikuar për promovimin e jetës së një prej banditëve më famëkeq, i cili ka bërë më së shumti dëm në këtë qytet”, tha shefi i sigurimit të Medellinit për gazetën lokale El Colombiano.
"Sikur të mos ishte e mjaftueshme, kjo ndërtesë gjithashtu nuk ishte në përputhje edhe me rregulloret".
Ndalesa të tjera në kuadër të “turneut të narkotikëve” përfshijnë vendin ku është varrosur Escobari dhe një shtëpi luksoze në pronësi të tij në qytet.
Kryebashkiaku i qytetit ka kritikuar më parë turnet narkotike që lavdërojnë jetën e trafikantëve të drogës, duke përfshirë atë të Escobarit.
https://www.youtube.com/watch?v=MI1tVWWBNiY