Lajmet e fundit

Forcat speciale të Panamasë, përmes një operacioni, e kanë mbyllur një minierë ilegale të arit në njërën nga xhunglat e këtij vendi dhe e kanë bombarduar kampin për të cilin autoritetet thanë se shfrytëzohej nga bandat kriminale që të kalonin në shtetin e Kolumbisë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Sipas autoriteteve zyrtare, miniera ishte e lokalizuar në Rio Cana Blanca në Panama dhe 4 kolumbianë, tregtarë ilegalë të arit janë arrestuar nga ky operacion shtetëror.
Forcat special që e kanë përfunduar këtë operacion, u deklaruan se e kishin të vështirë që ta kryenin detyrën, për shkak se kjo zonë ka natyrë shumë të egër dhe është shumë e gjerë.