Lajmet e fundit

Për arsye të gjendjes së rëndë ekonomike, sipas raportimeve të fundit, rrjeti i kanalit televiz Al Jazeera Amerika, do të mbyllet deri në fund të muajit prill.
Kjo kompani bënë të ditur se në vend të saj do të zgjerojë shërbimet e saja ekzistuese ndërkombëtare digjitale në Shtetet e Bashkuara, ngase konsumatorët janë larguar tashmë nga mediat tradicionale për të zëvendësuar ato me pajisjet mobile për t’u informuar me lajme.
Rrjeti amerikan i kësaj kompanie filloi në vitin 2013, duke u zotuar që të jetë një alternativë më serioze dhe shumë e përafërt me CNN dhe Fox News.
Transmetuesit me bazë ne Katar, shpenzuan miliona dollarë në punësimin e gazetarëve më të talentuar nga SHBA, por edhe luftuan gjatë kohë për të sjellë shikuesit e tyre në përcjelljen e programeve të tyre të lajmeve.
Al Jazeera Amerika, ishtë në dispozicion në rreth 60 milionë shtëpi amerikane, ndërkaq sipas Politiko, bëhet e ditur që kanali në fjalë ka arritur mesatarën e shikueshmërisë prej 19 mijë shikues cdo ditë, vetëm në 2015, rezultat ky shumë i ulët në krahasim me konkurrentët e tij, përcjellë Klan Kosova.