Lajmet e fundit

Fondacioni Kevin Spacey, organizata bamirëse në Britani e themeluar nga aktori në vitin 2011 me qëllim që t’ju ndihmojë aktorëve të rinj, do të mbyllet pas akuzave për ngacmim seksual ndaj tij.
Anëtarët e bordit kanë thënë se kjo bamirësi nuk është funksionale.
Spacey është akuzuar për ngacmim seksual dhe abuzim nga disa meshkuj, dhe policia në Londër janë duke hetuar tre pretendime për ngacmim seksual.
Aktori kishte kërkuar falje fillimisht dhe ka mohuar të gjitha akuzat.
Ai ishte larguar nga bordi i fondacionit në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në një deklaratë ky fondacion ka bërë të ditur se do të mbyllet këtë javë.